ILIR META NË KAFAZ XHAMI/ Manaj: Fokusi duhet të jetë te hetimi dhe transparenca e procesit
Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, i ftuar ishte gazetari Arben Manaj, i cili komentoi mënyrën e trajtimit të ish-presidentit Ilir Meta në procesin gjyqësor dhe debatin e krijuar në opinion publik.
Ai u ndal te pamjet nga seanca gjyqësore, duke i cilësuar si shqetësuese dhe duke ngritur pikëpyetje për ndikimin që mund të kenë në perceptimin e publikut.
“Pamjet krijojnë një efekt emocional te publiku dhe mund të zhvendosin vëmendjen nga vetë çështja që po gjykohet.”-tha ai.
Në diskutim u përmend edhe mënyra se si trajtohen të pandehurit në gjykata, duke bërë krahasime me praktika ndërkombëtare dhe standarde të ndryshme të procedurës penale.
Gazetari shtoi se debati nuk duhet të kufizohet vetëm te forma e trajtimit në sallën e gjyqit, por te thelbi i hetimeve dhe akuzave që po shqyrtohen.
“Fokusi duhet të jetë te hetimi dhe transparenca e procesit, jo te krijimi i një perceptimi që largon vëmendjen nga thelbi i çështjes.”-u shpreh Manaj.
Në pjesën tjetër të diskutimit u ngrit edhe çështja e hetimeve të zgjatura dhe pritshmëritë e opinionit publik për zbardhjen e rasteve të profilit të lartë.
Sipas analizës së tij, mënyra se si zhvillohen këto procese ka ndikim të drejtpërdrejtë në besimin e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:

