Me 12 akuza të rënda/ Kushtetuesja pranon kërkesën e Ajola Xoxës, e kalon në seancë

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim mbi bazë dokumentesh të kërkesës së Ajola Xoxës, e cila kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.

Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës kërkon që të shpallen si antikushtetuese vendimet që lidhen me kontrollet dhe sekuestrimet, duke argumentuar se ato kanë shkelur  parimet e një procesi të rregullt ligjor.

Në këtë çështje palë është edhe Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Xoxës, si dhe të kërkuesit tjetër në këtë proces, shoqërisë “Partners Law”.