DETAJE TË REJA nga arrestimi i Ervin Matës në Dubai/ Ja si u lokalizua “Boli”, del FOTO-ja e 39-vjeçarit që fshihej mes…

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Ervin Matës në Brazil. 39-vjeçari kishte hyrë në rrugë detare fshehurazi mes Brazilit dhe Paraguait dhe fshihej me dokumente të false.

Ndërkohë prej gati një viti autoritetet vendase mësohet se kishin lëshuar urdhër ndalimi për të me qëllim ekstradimin, por kishte vështirësi në lokalizim.

I cilësuar si “manjat” (bos droge), ai u arrestua në një operacion policor në Ilhabela, në bregdetin verior të São Paulo, për llogari të autoriteteve në Gjermani, ndërsa kërkohet edhe nga Shqipëria. Një tjetër detaj me rëndësi ka qenë se urdhër-arresti për Ervin Matën u lëshua nga gjykatësi ministri Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) në shtator të vitit të kaluar.

Sipas urdhrit të arrestit, Mata dyshohet se ka koordinuar, me bashkëpunëtorë, trafikimin e 240 kilogramëve kokainë më 29 shtator 2020, në qytetin e Frankfurtit, Gjermani.

“Me anë të kësaj urdhëroj ndalimin parandalues ​​të Ervin Matës, duke përcaktuar lëshimin e një urdhër-arresti, ekzekutimi i të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit përkatës”, thuhet në vendim.

Ervin Mata gjithashtu rezulton i pajisur me disa dokumente identifikimi të huaja, përfshirë pasaportë bullgare me vlefshmëri deri më 8 tetor 2024, kartë identiteti bullgare të vlefshme deri në vitin 2029, si edhe një kartë identiteti paraguajane me vlefshmëri deri në vitin 2030, ku figuron me vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa regjistra ai shfaqet edhe me emrin Christopher Mark Howie Duarte Vera, i lindur më 28 maj 1987.

Arrestimi në Ilhabela ndodhi pasi informacionet e inteligjencës treguan se Mata po udhëtonte drejt Bregut Verior. Gjatë monitorimit, policia identifikoi se ai kishte përdorur rrugë alternative, duke përfshirë udhëtimin me det për në Ilhabela.

Ekipet nga Njësia Taktike e Patrullës Rrugore (TOR) dhe Forca Taktike intensifikuan patrullimet në rajon dhe e lokalizuan të dyshuarin në një ndërtesë tregtare në arkipelag. Një foto e momentit të arrestimit të Matës nga oficerët u publikua menjëherë.

Sipas policisë, në kohën e ndërhyrjes, Mata u përpoq të fshihte identitetin e tij, por u njoh nga oficerët, të cilët kishin tashmë informacion në lidhje me të arratisurin. Ai nuk i rezistoi arrestimit. Pas arrestimit të tij, i dyshuari iu dorëzua autoriteteve federale dhe mbetet në dispozicion të sistemit të drejtësisë. Çështja mund të rezultojë në procedurat e ekstradimit mes Gjermanisë apo Shqipërisë.

Mediat e huaja shkruajnë se Sekretariati i Sigurisë Publike të São Paulo konfirmoi arrestimin dhe tha se ai kishte udhëtuar nga rajoni Baixada Santista në bregdetin verior, ku u gjet gjatë një operacioni të përbashkët nga ekipet e policisë në qendër të Ilhabelës. I dyshuari u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião, ku mbeti në dispozicion të sistemit të Drejtësisë. Interpoli tha se nuk komenton për raste individuale. g1 kontaktoi Policinë Federale dhe është duke pritur një përgjigje.

Dosja e Matës në Shqipëri, nga përgjimet e SKY ECC te trafiku ndërkombëtar i drogës

Sipas autoriteteve në Shqipëri, Mata ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2023, ndërsa në vitin 2025 ishte firmosur edhe urdhri për arrestimin e tij me qëllim ekstradimin. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

Hetimet e autoriteteve shqiptare kanë zbuluar se Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e 240 kilogramëve kokainë në Frankfurt, në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka përfituar miliona euro. Po ashtu, sipas mediave braziliane, ai dyshohet edhe për përfshirje në organizimin dhe financimin e ngjarjeve kriminale të rënda.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij, ndërsa pritet vijimi i procedurave ligjore mes dy vendeve. Dosja e tij u bazua kryesisht te hetimet edhe përgjimet e partnerëve ndërkombëtare në platformën e koduar SKY ECC.

Kush është Ervin Mata

Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër.  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve. Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. 

Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike.

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015. Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drej Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.

Përflitet se edhe biznesin e fustaneve të nusërisë, Elvana e ngriti me ndihmën e Matës, të dashurit të saj, por më vonë e shiti. Para se të shpallte fejesën me Ervinin, Elvana kishte patur një kapitull shumë të gjatë, me prodhime muzikore dhe një lidhje dashurie me Flori mumajesin, të cilën nuk e pranoi asnjëri prej tyre.

Por pas përfudnimit të kësaj periudhe këngëtarja nisi të ishte më e pavarur, duke realizuar projekte e vetme. Gjithsesi zërat që qarkullonin shpreheshin se gjithçka në karrierën e Gjatës investohej nga i dashuri i saj biznesmen.

Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.

Përplasja me Vis Martinajn

Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. Mbrëmjen e  4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën.