KRIZA NUK PREKU SHQIPËRINË/ BSH: Kemi kërkuar rritjen e garancive për depozitat dhe kreditë

Kriza në Lindjen e Mesme dhe situata në Ukrainë bënë që edhe institucionet financiare në Shqipëri të rrisin masat.

Banka e Shqipërisë thekson se ka kërkuar rritjen e garancive si për depozitat e klientëve të tyre ashtu dhe për kreditë

Klodion Shehu, Drejtori i Departamentit te stabilitetit financiar shton se në muajt e parë të vitit është shënuar rritje e konsumit dhe e tregtisë.

Sa i përket vitit të shkuar rritja ekonomike shkoi mbi 3 për qind

Banka e Shqipërisë raporton rritje të fitimeve nga bizneset ndërsa për shkak të ligjit për rivlerësimin e banesave pati një ulje të kërkesës. Sa i përket muajve në vijim, theksohet se kërkesa për kredi do të jetë në rritje