"Reforma territoriale po shihet si instrument elektoral"/ Kambo: Fokus te zhvillimi i qyteteve të vogla

Në emisionin “Drejt” ishte e ftuar Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku u diskutua mbi reformën territoriale dhe ndikimin e saj në zhvillimin e vendit.

Debati për reformën territoriale ka vënë në lëvizje forcat politike, të cilat ndodhen në tryeza diskutimi dhe në proces konsultimesh publike.

Procesi shoqërohet me përfshirjen e shoqërisë civile dhe ekspertëve, të cilët kanë dhënë rekomandime me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në fokus të diskutimit u vendos nevoja për të mos e trajtuar reformën vetëm si një çështje politike apo elektorale, por si një proces zhvillimor që duhet të marrë në konsideratë elementët kulturorë, historikë dhe etnografikë të territoreve.

Sipas Kambos, një rëndësi e veçantë duhet t’u jepet qyteteve të vogla, të cilat shpesh mbeten jashtë vëmendjes, por që mbartin potencial të madh zhvillimi, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: