Elezi: Reforma territoriale ishte e suksesshme, por ndarja aktuale nuk garanton shërbim të barabartë

Deputeti i PS-së Ermal Elezi deklaroi në emisionin “Drejt” në Ora News se reforma territoriale ka dhënë rezultate pozitive, por theksoi se ndarja aktuale e bashkive nuk siguron ende shërbime të njëjta për çdo qytetar.

"Analizat janë të shumta. Ekzistojnë qoftë nga institucione të pavarura, qoftë nga vetë qeveria.

Së fundmi kemi bërë dhe analiza përsa i përket performancës. Tregohet që ka një asimetri të madhe përsa i përket efiçencës ekonomike midis bashkive të mëdha dhe bashkive më të vogla.

Një nga elementët që unë do do rradhisja është aftësia dhe drejtësia për të dhënë shërbim të barabartë kudo në Republikën e Shqipërisë për çdo qytetar.

Dhe mund ta themi që ndarja aktuale dhe potenciali i bashkive nuk na garanton këtë gjë.

Ka bashki që nuk ofrojnë fare shërbime të cilat janë të caktuara me ligj për t'i ofruar, e kombinuar me një hap ku gjendet vendi që ka të bëjë dhe ju e cituat pak më parë, por është shumë i rëndësishëm, përthithja dhe kapaciteti i bashkive për të diversifikuar të ardhurat edhe me fonde të tjera.

Dhe këtu fus veçanërisht fondet ndërkombëtare. Duke marrë parasysh që 70% e legjislacionit të Bashkimit Europian duhet të zbatohet në nivel pushteti vendor.

Por po ashtu, në rastin ëh e ecurisë ëh dhe hapjes të mundësisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në atë që quhet fondi i kohezionit, ata që janë përfituesit direkt janë po prapë bashkitë. Na çojnë përballë disa sfidash që sigurisht nuk i kishim në 2014-ën dhe patjetër që ka aspekte që janë çështje që duhet të mësojmë nga reforma e mëparshme. Unë mendoj që reforma në tërësinë e saj ishte e suksesshme", u shpreh Elezi.

Ndiqni emisionin e plotë: