BERISHA: S’JEMI PËRKUSHTUAR SA DUHET/ Kryedemokrati pranon “gabimet”: Riorganizim, takime me qytetarët

Sali Berisha thotë se PD do të hyjë në një fazë të re riorganizimi paralelisht me aksionin opozitar kundër qeverisë. Lideri demokrat, në një takim me krerët e partisë në rrethe, pranoi gabime sipas tij në vite, dhe u la porosi të qarta  për organizimin e bredshëm dhe protesën e 8 Majit

Sali Berisha mblodhi kryetarët e degëve të partisë Demokratike dhe u dha porosi të qarta që tu sqarojnë qytetarëve pa dallim partiak pse më 8 Maj duhet ti bashkohen protestes kombëtare të Opozitës në Tiranë.

Kreu  mazhorancvës sipas Berishës nuk ka sfiduar vetëm ligjet dhe opozitën, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ndaj theksoi atë që e cilësoi alternativë të opozitës përballë qeverisë

Kryedemokrati argumentoi disa nga ato që I cilësoi fitore të opozitës deri më tani, duke shenjestruar pa u dhënë emër ata që I cilësoi lobistë të korruptuar anti shqiptarë.

Duke iu referuar dosjes së abuzimeve tek AKSHI, Berisha ngriti akuza për ndërhyrje në materialin dixhital që ka pasur e-Albania apo institucionet e vendit.

“Dhe më i çmuari natyrisht janë pronat. Kanë dekodifikuar emailet e qytetarëve dhe pastaj kanë bërë transferta dhe zhdukjen, zhvendosjet e mijëra e mijëra pronave.”

Duke theksuar se PD është parti e madhe por që sipas tij nuk ka bërë aq sa duhet për organizimin e brendshëm, Sali Berisha u dha një porosi të prerë drejtuyesve të PD në BAZË.