Lefter Maliqi: Ish-presidenti po mbahet në “kafaz”, trajtim si për te*oristët

I ftuar në studion e “Ora News” ishte ish-deputeti Lefter Maliqi, i cili shprehet se një ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryetar parlamenti po mbahet “në kafaz”, në kushte që rezervohen vetëm për terroristët dhe kriminelët e rrezikshëm që cënojnë sigurinë kombëtare. 

Sipas Lefter Maliqit, kushtet e paraburgimit janë ç'njerëzore dhe të projektuara për të ushtruar presion psikologjik. Bëhet fjalë për një dhomë shumë të vogël, me kushte jo të mira dhe me vetëm dy deri në katër orë ajrim në ditë. Kjo situatë përshkruhet si një mjedis me “kushte depresive, presion dhe stres”.

Ish-deputeti analizoi një paralele tronditëse me të kaluarën, duke theksuar se as figurat e larta të regjimit komunist si Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia nuk u trajtuan në këtë mënyrë, pasi atyre iu garantua prania e avokatit në çdo moment.

"Imagjino, ish-presidenti i Shqipërisë, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz. Çfarë ka që të rri aty, se asnjë s'ka ikur, edhe kur e lajmëruan për të ikur jashtë. Asnjë s'ka tentuar, asnjë gjë prej gjëje. Madje edhe kur e morën forcërisht. Si ka mundësi të arrijë në këtë pikë, me një fjalë, të një degjenerimi të tillë, me një fjalë, të një figure të tillë." - u shpreh Maliqi

Më tej ish-deputeti përmendi dhe figura të tjera që nuk janë trajtuar siç po trajtojnë Metën. 

"Kur Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, të gjithë këta që çfarë s'kanë bërë në diktaturë, me një fjalë ishin në tavolinë me avokatin në krah. Në të gjithë botën, ose ke Sarkozinë të fundit, me një fjalë e me radhë. Pra, në kafaz mbahen vetëm ata që kanë bërë akte terroriste, krim të organizuar, vrasje, as trafikant droge, jo, po po themi vrasje. Pra që kanë, cënojnë sigurinë kombëtare." - tha Lefter Maliqi.  

Ndiqni intervistën e plotë