Bushkolaj: Reforma territoriale nuk ndali eksodin, Lezha dhe Gjirokastra pësuan tkurrje drastike
Gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi në emisionin “Drejt” në Ora News se reforma territoriale nuk arriti të frenojë largimin e popullsisë, ndërsa solli tkurrje të ndjeshme demografike në qarqe si Lezha dhe Gjirokastra.
"Problemi është, a u ndalua hemoragjia e eksodit në Gjirokastër dhe a u ndalua hemoragjia e eksodit në Lezhë?
Shifrat nga 2015-ta në raport me 2026-ën për një dekadë nuk na tregojnë këtë.
Kemi pasur tkurrje të popullsisë, madje tkurrja ka qenë drastike, veçanërisht në qarkun e Lezhës ku zona si Mirdita, po për fat të keq dhe Kurbini, që ka pas në veri të vendit ka qenë i vetmi rreth që ka pas si specifikë bashkë me Lezhën, që tërhiqte pra, kishte prurje, pra nëse Mati, Dibra, të gjitha kishin largim, Kurbini ishte një rreth që tërhiqte.
Dekadën e fundit është një rreth që ka pësuar tkurrje edhe, edhe Kurbini.
Por për fat të keq, e njëjta gjë ka ndodhur dhe në jug të vendit dhe çfarë tregon kjo?
Kjo tregon që ajo reforma nuk ishte edhe aq pozitive sa u proklamua apo sa u premtua. Pse? Se nuk ndali eksodin.
A çoi më shumë investime në ato zona? Unë gjykoj që jo.
Problemi kryesor i asaj që ka qenë i asaj reforme ishte për faktin që për faj të opozitës u bë një reformë e njëanshme.
Dhe normalisht interesat e qytetarit u kalkuluan së pari me ato interesa politikë.
Po duke mbetur te Lezha edhe te Gjirokastra, më bëri shumë përshtypje diçka. Më bëri përshtypje kërkesa e banorëve të Memaliajt, të cilët këmbëngulin që të mos shkrihet si popullsi
Fakti që Hasi është krijuar si bashki, si rreth më vete në '90-ën nuk do të thotë që nuk ka qenë qendra e parë administrative e Kukësit", u shpreh Bushkolaj.
Ndiqni emisionin e plotë:
