“Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin”/ Tabaku: 34 mijë euro për punonjës, humbet kapitali njerëzor

Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për gjendjen e ekonomisë në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave të fundit nga Instituti i Vjenës (WiiW).

Sipas saj, Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës, me rreth 34,580 euro për punonjës në vit, ose rreth 42% e mesatares së Bashkimit Europian.

Në krahasim me vendet e rajonit, të dhënat tregojnë se Mali i Zi ka rreth 47,050 euro për punonjës, Serbia 46,260 euro, Kosova 44,970 euro dhe Maqedonia e Veriut 43,810 euro.

Tabaku e lidh këtë diferencë me modelin ekonomik të vendit, që sipas saj është i përqendruar kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa mungojnë investimet në sektorë si teknologjia dhe inovacioni.

Ajo shprehet se kjo situatë ndikon në pagat e ulëta, largimin e të rinjve dhe emigrimin e profesionistëve, duke sjellë boshatisje të zonave të ndryshme të vendit.

Sipas saj, problemi lidhet me mënyrën si është ndërtuar ekonomia ndër vite dhe kërkon ndryshim të modelit drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe të bazuar te puna dhe merita.

POSTIMI I DEPUTETES SE PD-SË, JORIDA TABAKU: