SKEMAT/ Si po përpiqet i pandehuri Plarent Ndreca të zvarrisë seancat ndaj Veliajt
Plarent Ndreca, i pandehuri në GJKKO me akuzë nga SPAK-u, i cili bën edhe rolin e avokatit të kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt ka kërkuar që të vihen në dispozicion të gjithë fashikujt hetimorë në formë të digjitalizuar.
Për dijeni të të pandehurit në GJKKO me akuzë nga SPAK-u, i cili bën edhe rolin e avokatit të Veliajt, Plarent Ndrecës, me 24 korrik të vitit 2025 avokatët e kryebashkiakut i kanë marrë materialet hetimore në të gjitha format.
Në 24 korrik i kanë marrë me USB, pra në formë digjitale, dhe prej muajsh bënë kërkesën t’i kishin këto materiale të printuara me pretendimin se nuk kishin s’i t’i lexonin, i pandehuri nuk kishte mundësinë për t’i aksesuar. Tashmë i kanë materialet hetimore edhe në formë digjitale, edhe të printuara.
Çfarë po kërkojnë avokatët? Të shtyjnë sërish seancat, pasi kanë frikë të përballen me drejtësinë?
Materialet hetimore i kanë të printuara dhe në USB. Materialet i ka Erion Veliaj në USB, i kanë marrë edhe avokatët e mëparshëm të tij, pasi kryebashkiaku ka shpikur taktikën e ndërrimit të avokatëve si justifikim për të zvarritur proceset gjyqësore.
Ai i ka ndryshuar avokatët herë pas here duke nisur nga Ermir Beta, Artur Selmani, Artan Gjermëni, Valentina Teodoresku, së fundi edhe i pandehuri Plarent Ndreca, pa përmendur dhe studio ligjore lobuese etj.
I pandehuri në GJKKO me akuzë nga SPAK-u, i cili bën edhe rolin e avokatit të kryebashkiakut, Plarent Ndreca, duhet t’ua marrë avokatëve të mëparshëm të Veliajt materialet hetimore.
Kërkesa është absurde. Pak javë më parë thoshin se nuk i fusnin dot në kompjuter, s’kishin ku t’i shikonin, thoshin se i pandehuri s’kishte mundësi të njihej me aktet, tani që i morën të printuara, të paguara qindra mijëra lekë me taksat e shqiptarëve, dalin dhe i kërkojnë në formë digjitale.
Fiks si loja “si ia dhe ujin gomarit?”
Lind pyetja: Kush është gomari këtë herë, (megjithëse Veliaj e ka përmendur në Gjykatën e Administrative gomarin e Babatasit)? Le të gjejë “adresën”.
Kjo loja me: “më the”, “të thashë”, “ma dhe”, “s’ta dhashë”, duket si një lojë gomerësh.
Këtu po përdorim termat e të pandehurit Erion Veliaj.
Nëse nuk shkon me terma “gomerësh” mund të përdorim termin “Aqif Kopertoni” ashtu siç e ka përdorur kryebashkiaku në detyrë që ndodhet në burgun e Durrësit./ CNA

