ARINJTË “PUSHTOJNË” ZONAT URBANE! Rritje rekord e incidenteve në Japoni

Rritja e shfaqjes së arinjve në Japoni po shkakton alarm për autoritetet, pasi kafshët e uritura po afrohen në zona të banuara dhe rreziku për sulme mbetet i lartë. Në vetëm 10 ditët e fundit 5 prej tyre janë shfaqur pranë pallateve, magazinave dhe madje edhe në disa stacione hekurudhore.

Rritja e numrit të arinjve që dalin nga letargjia në Japoni po shkakton shqetësim tek qytetarët, pasi kafshët e uritura po afrohen gjithnjë e më shumë me zonat e banuara.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit, raportimet për shfaqjen e tyre nëpër rrugë kanë tejkaluar ritmin e vitit 2025, i cili ishte gjithashtu rekord për sulmet nga arinjtë.

Në vetëm 10 ditët e fundit 5 prej tyre janë dukur pranë pallate, magazina dhe madje edhe në disa stacione hekurudhore.

Një rast tragjik dyshohet të jetë i lidhur me sulmin prej këtyre kafshëve, pasi trupi i një gruaje u gjet i pajetë pranë zonës ku një polic ishte plagosur nga një ari.

Rastet janë përqendruar kryesisht në verilindje të vendit, përfshirë rajone si Iëate, Aomori dhe Fukushima.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët, sidomos për ata që planifikojnë të udhëtojnë gjatë festës së njohur si Golden Week.

Vitin e kaluar, Japonia regjistroi 238 sulme nga arinjtë, përfshirë 13 viktima, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Shumica e incidenteve ndodhën në rajonin verilindor të njohur si Tohoku.

Ekspertët thonë se një nga arsyet kryesore për këtë fenomen është mungesa e ushqimit në natyrë.

Vitin e kaluar, prodhimi i arrave të ahut  një burim kryesor ushqimi për arinjtë ishte i dobët, duke i detyruar ata të afrohen drejt zonave të banuara në kërkim të ushqimit.

Kjo lidhet edhe me cikle natyrore dhe mundësisht me ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe temperaturat e larta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top News (@topnews_al)