RRËFIMET E ZONJËS SË PARË! Brigitte Macron flet për trishtimin dhe presionin publik: “Kam parë errësirën e botës…”

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka bërë një rrëfim të rralla për gazetën franceze La Tribune, ku thotë se ndonjëherë ndihet thellësisht e trishtuar, ndërsa zbulon anën e errët të jetës në Elize dhe presionin e madh publik.

“Kam parë errësirën e botës… ndonjëherë jam e trishtuar si kurrë më parë.” Kështu shprehet Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, në një intervistë të rrallë për median franceze, ku bën një bilanc të viteve të saj në Pallatin Elize.

73-vjeçarja, ish-mësuese e gjuhës frënge dhe bashkëshorte e presidentit , tregon për herë të parë anën më personale të jetës së saj në qendër të pushtetit.

Ajo zbulon se mban një ditar privat, të cilin nuk ia ka treguar askujt, si mënyrë për të përballuar presionin dhe momentet e vështira.

“Ndonjëherë e kam të vështirë të shoh qiellin blu,” rrëfen ajo, duke kujtuar jetën e saj të mëparshme, shumë më të thjeshtë, përpara se të hynte në Elize në vitin 2017.

Sipas saj, vitet në presidencë kanë qenë intensive dhe shpesh të rënduara nga përballja me “marrëzinë dhe ligësinë” që shfaqet në skenën publike.

Rrëfimi i saj vjen në një moment kur ajo dhe familja e saj kanë qenë shpesh në shënjestër të sulmeve online dhe fushatave të dezinformimit, përfshirë teori dhe akuza që vënë në dyshim identitetin dhe jetën e saj personale. Disa nga personat e përfshirë në këto sulme janë dënuar nga drejtësia franceze.

Vajza e saj, Tiphaine Auzière, ka folur publikisht për ndikimin që këto sulme kanë pasur në shëndetin dhe jetën e përditshme të nënës së saj, duke e cilësuar situatën si një “vorbull” që nuk ndalet kurrë.

Çifti presidencial ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore kundër shpifjeve dhe lajmeve të rreme, jo vetëm në Francë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, ku priten procese të reja gjyqësore.

Ndërsa mandati presidencial po i afrohet fundit dhe Franca përgatitet për zgjedhje të reja, Brigitte Macron lë të kuptohet se kjo periudhë ka qenë ndër më sfidueset e jetës së saj një përvojë mes privilegjit dhe peshës së madhe që sjell ekspozimi publik në nivelin më të lartë.