I zhdukur prej 6 muajsh/ Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë (DYSHIMET E PARA)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 21:51
Gjendet një trup i pajetë në zonën e Çardhakut në Moravë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.
Viktima është identifikuar dhe është endacak ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga kqyrja paraprake.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë.
Policia ndërkohë po kryen veprimet hetimore për rastin.
