Kume: Reforma zgjedhore fsheh një ‘kurth’, detaji që mund të zhdukë partitë e vogla
Debati për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese ka vënë në lëvizje skenën politike, ku po diskutohen propozime që mund të ndryshojnë rrënjësisht hartën e përfaqësimit në Kuvend. Ndër idetë kryesore janë kalimi në një sistem proporcional kombëtar dhe një propozim drastik për të ulur numrin e deputetëve nga 140 në 100.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora news", ishte eksperti zgjedhor, Andon Kume.
"Është një çështje që realisht i shërben partive të vogla, është një çështje që e e kthen, e pasqyron shumë mirë votën e qytetarëve në Kuvendin e Republikës, por mos harrojmë që ndonjëherë djalli fshihet në vogëlsira.
Është për t'u parë se ç'cilin prag zgjedhor do të vendosin. Për shembull, Republika e Kosovës që këta po i referohen sot, ka pragun zgjedhor prej 5%, që është një prag jo i vogël për partitë e vogla, që nëse sa më i lartë të jetë pragu për partitë e vogla aq më e vështirë do të jetë që ato pastaj të përfaqësohen në Kuvendin e Republikës. Po për pragun nuk po diskutohet akoma.
Dy palët kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kur kanë dashur, kanë ndërhyrë në Kushtetutë edhe pa u konsultuar fare.
Kështu që ky, kjo nuk është realisht një problem përsa i përket ndërhyrjes në Kushtetutë, sepse tashmë janë diskutuar shumë e shumë variante të tjera të cilat kanë nevojë që të ndërhyhet në Kushtetutë.
Unë do të gjykoja që ndryshimet në Kushtetutë do të kërkonin komision të posaçëm për ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të kalonte, mbas komisionit të kalonte për votim në parlament.
Është diskutuar edhe ulja e numrit të deputetëve nga 140 deputetë në 100 deputetë. Edhe kjo nuk bëhet pa ndërhyrë në Kushtetutë.
Unë nuk e kam kuptuar akoma se për çfarë e kanë kërkuar. Pra, kush është qëllimi pse do ta çojmë nga 140 deputetë në 100 deputetë.
Ne kemi pasur parlament të Republikës me 250 deputetë në kohën e komunizmit.
Kemi pasur parlament me 155 deputetë, kemi pasur dhe këto kohët e fundit parlament me 140 deputetë.
Fakt është që numri i popullsisë në Shqipëri ka rënë, nuk është më ai i mëparshmi, kështu që nga 140 deputetë ndoshta janë jo proporcional me numrin e banorëve që kemi ne sot këtu. Por mos harrojmë që vota, votues, ne në listat zgjedhore kemi 3.6 milionë votues, pavarësisht se pastaj votat e vlefshme, vota në kutitë e votimit dalin 1.8 milionë. Kjo vjen edhe për shkak të problemeve që ne kemi shumë të thella me emigracionin", u shpreh Kume.
Ndiqni intervistën e plotë:
