STERILIZIMI/ Avokatët e Beqajt kërkojnë pushimin e çështjes, pretendime për parregullsi në procesin gjyqësor

Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë ngritur pretendime për parregullsi në procesin gjyqësor lidhur me dosjen “Sterilizimi”.

Sipas tyre, gjykata ka ndryshuar akuzën, veprim që sipas mbrojtjes duhet të ishte bërë nga prokuroria.

Në një deklaratë për mediat, ata bëjnë të ditur se në seancën e radhës do të kërkojnë pushimin e çështjes “Sterilizimi”, për të cilën më herët janë dënuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ilir Beqaj është arrestuar në qershor të vitit 2024. Ai është nën hetim edhe për çështjen e koordinimit të fondeve të Bashkimit Evropian.