Fushatë e madhe pastrimi në bregdet/ Nisma shtrihet nga Vlorë në Sarandë e Fier për sezonin turistik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 14:26
Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar dhe pritet të vijojë edhe në javët në vijim, ku përveç plazheve do të përfshihen edhe zonat e banuara.
Paralelisht, aksione të ngjashme po zhvillohen edhe në bashkitë e tjera bregdetare, si Saranda, por edhe në zona të tjera të qarkut të Vlorës, si Fieri, ku aksioni ka nisur përgjatë bregdetit të Darëzezës dhe Pishporos, një ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit në qarkun e Fierit.
Aksioni vjen si pjesë e një fushate të gjerë sensibilizuese. Qëllimi kryesor është përgatitja e vijës bregdetare për sezonin turistik, i cili pritet të nisë në javët e ardhshme, duke garantuar një mjedis më të pastër për banorët dhe vizitorët.
