(FOTO) KONTROLLE NË PARABURGIMIN E VLORËS/ Policia sekuestroi 3 televizorë dhe sende të tjera të ndaluara

Në IEVP Vlorë është zhvilluar një aksion kontrolli i befasishëm në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare.

Kontrolli është kryer në bazë të një urdhri të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe është realizuar nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me grupe sigurie nga disa institucione të tjera në vend.

Gjatë operacionit janë kontrolluar regjimi i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta të institucionit.

Si rezultat i kontrollit, janë sekuestruar 3 televizorë dhe 1 aparat digjital pa vulosje, si dhe disa sende të ndaluara të dyshuara si të prodhuara në mënyrë artizanale.

(FOTO) KONTROLLE NË PARABURGIMIN E VLORËS/ Policia sekuestroi 3

Autoritetet vijojnë kontrollet periodike në institucionet e vuajtjes së dënimit për të parandaluar futjen dhe mbajtjen e sendeve të ndaluara.