Shërbimet e huaja njoftuan rrezikun në burgun e Peqinit/ Dyshohet se Miklovan Parubi dhe i dënuari tjetër po planifikonin ngjarje kriminale
Shërbimet e huaja informuan autoritetet shqiptare se një ngjarje e mundshme kriminale po përgatitej në vendin tonë, e ndërsa rreziku vinte pikërisht nga burgjet.
Nisur nga informacionet, me urdhër të drejtorit Adriatik Kupi, u krye lëvizja e të dënuarit për jetë Miklovan Parubi nga IEVP Peqin në drejtim të burgut të Burrelit.
Ora News mëson se pjesë e planit kriminal të Parubit u bë edhe i burgosuri tjetër për jetë Fran Marashi, që po ashtu është lëvizuar nga burgu ku mbahej.
Mësohet se në verifikim është edhe një tjetër i dënuar që besohet se ka bashkëpunuar me të ndaluarit.
Teksa Parubit i është komunikuar se duhet të lëvizë drejt një qelie tjetër, në rrobat e tij, konkretisht në çorape, iu gjet një sasi lënde narkotike.
Ora News mëson se situata është vlerësuar maksimalisht nga drejtoria e burgjeve, ku ditët në vijim i dënuari për jetë Miklovan Parubi do t’i nënshtrohet regjimit të egër 41 biss.

