Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh/ Makina u përplas me mjetin bujqësor, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 21:54

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 20:15 në aksin “Hani i Hotit-Vermosh”.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi L. S. është përplasur me një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi P. P.
Si pasojë e përplasjes, P. P. ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
