Spitali i Kavajës del nga varësia e “Shefqet Ndroqit” dhe bëhet spital bashkiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 10:16
Spitali i Kavajës ka marrë zyrtarisht statusin e spitalit bashkiak, duke u ndarë nga Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Evis Salla, përmes një postimi.
Sipas saj, ky ndryshim synon të forcojë shërbimin shëndetësor në nivel lokal dhe ta bëjë spitalin më të pavarur në menaxhim dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kavajës dhe zonave përreth.
Me statusin e ri, spitali pritet të ketë më shumë kompetenca organizative dhe të përmirësojë aksesin e pacientëve në trajtim mjekësor pa pasur nevojë për referime në qendra më të mëdha spitalore.
