Kontroll i befasishëm në paraburgimin e Vlorës/ Forcat Operacionale zbarkojnë për verifikime të thelluara

Në paraburgimin e Vlorës është zhvilluar këtë mëngjes një kontroll i befasishëm nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij kontrolli.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se po kryhen verifikime të detajuara brenda ambienteve të paraburgimit.

Autoritetet pritet të dalin me më shumë informacion në vijim për rezultatet e kontrollit dhe çdo gjetje të mundshme.