Banesa e kthyer në 'laborator dr*ge'/ Policia e Vlorës zbulon lëndën, arrestohet 53-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Policia në Vlorë ka goditur një rast të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për hetimin e narkotikëve.
Gjatë veprimeve hetimore u identifikuan tre persona të përfshirë në këtë veprimtari.
Në flagrancë u arrestua një 53-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se kishte marrë me qira një banesë në lagjen “10 Korriku” për të fshehur dhe përgatitur lëndë narkotike.
Dy shtetas të tjerë, një 31-vjeçar nga Vlora dhe një 27-vjeçar nga Berati, janë proceduar penalisht.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti sasi të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, një peshore elektronike dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Vlorës për vijimin e hetimeve.

