EMRAT+PAMJE/ Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, ndërron jetë pasagjerja
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Fushë Krujë–Milot, pranë Thumanës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në ngjarje janë përfshirë një “Mercedes” dhe një “Passat”. Sipas të dhënave paraprake, në “Mercedes” udhëtonte Radvan Maja nga Borizana, ndërsa “Passati” drejtohej nga Ndrec Ruci nga Mirdita.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë pasagjerja e “Passatit”, Tereze Laska. Drejtuesi i mjetit, Ndrec Ruci, është plagosur rëndë.

Po ashtu, një grua që ndodhej pranë vendit të aksidentit, në biznesin e saj, është plagosur pasi është goditur nga një pjesë e automjetit pas përplasjes.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar e “Passatit” dhe shpejtësia e lartë e “Mercedesit”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

