Flakë në Parkun Kombëtar të Qafshtamës/ Digjet plotësisht lokali pranë burimit “Nëna Mbretëreshë”

Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Parkun Kombëtar të Qafshtamës.

Objekti ndodhej pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” dhe është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Lokali ishte në pronësi të Bukurosh Balliut.

Sipas të dhënave paraprake, dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose nga një goditje rrufeje, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e sakta të ngjarjes.