DREJTËSI PËR M*SAKRËN E PESHKËPISË! Kërkohet rihapja e dosjes, vëllai i dëshmorit “shënjestron” Belerin

Familjarë të dëshmorëve dhe aktivistë u mblodhën para Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rihapjen e dosjes për masakrën e Peshkëpisë. Ata shënjestruan Fredi Belerin si të dyshuar, ndërsa bënë thirrje për rihetim të ngjarjes.

Familjarë të ushtarëve të vrarë e plagosur në masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër dhe aktivistë u mblodhën para gjykatës Kushtetuese këtë të premte për të kërkuar rihapjen e dosjes për ngjarjet e 10 prillit 1994

Vëllai i dëshmorit Fatmir Shehut, me zë të dridhur e emocione shënjestron Fredi Belerin, të hetuar si I pëfshirë.

I pranishëm ishte edhe një prej dëshmitarëve të gjallë të asaj nate që ka mbetur e mbuluar me mistere.

Sulmi ndaj repartit ushtarak në Peshkëpi të Dropullit, më 10 prill 1994 shkaktoi 2 viktima e 3 të plagosur.

Masakra u mor përsipër nga një formacion paramilitar grek, MAVI që kërkonte bashkimin e një pjesë të Shqipërisë së Jugut, me Greqinë.