Ministri i Brendshëm takohet me ambasadorin e SHBA në NATO/ Shqipëria dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin strategjik

Ministri i Brendshëm ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ku është diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA.

Në fokus të bisedës ka qenë partneriteti strategjik mes dy vendeve, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim të ngushtë në fusha të ndryshme.

Është diskutuar gjithashtu për rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe nevoja për koordinim më të fortë mes aleatëve përballë sfidave të përbashkëta.

Ministri ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë në forcimin e partneritetit strategjik dhe sigurisë në rajon.