“Durrësi port strategjik për Evropën”/ Berisha: Shqipëria fitoi peshë të re strategjike në Ballkan

Sali Berisha ka folur për rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit, duke e lidhur atë me zhvillimet infrastrukturore në vend dhe rajon.

Ai u ndal te pozicioni gjeografik i Shqipërisë, duke e cilësuar si një nga vendet më strategjike në Ballkan për shkak të daljes së saj në Adriatik dhe afërsisë me tregjet evropiane.

Sipas tij, ndërtimi i Rrugës së Kombit ka rritur ndjeshëm rëndësinë e porteve shqiptare, sidomos atij të Durrësit, duke e bërë më të lehtë lidhjen me rajonin dhe Evropën Qendrore.

Berisha përmendi gjithashtu edhe projektet e hershme infrastrukturore, si hekurudhat e parashikuara në fillim të shekullit të kaluar, që sipas tij lidhen me idenë e një lidhjeje më të fortë mes Durrësit dhe rajonit.

Ai iu referua edhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ku është folur për ndërtimin e një porti të thellë rajonal në Durrës dhe lidhje hekurudhore me Kosovën, si pjesë e zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal.

Sipas tij, këto projekte janë të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë dhe për forcimin e rolit të saj në rajon, ndërsa ka ngritur edhe shqetësime për menaxhimin dhe zhvillimin e portit ekzistues.

FJALA E PLOTË E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA:

Ju përshëndes ju, të gjithë të pranishmit dhe të rinjtë e ‘Brain Gain’ dhe të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Ne organizuam ose e ndjejmë të domosdoshme të shqyrtojmë nëpërmjet këtij departamenti përsëri në një hark kohor të shkurtër çështjen e portit të Durrësit, çështje kjo, siç theksuan parafolësit, e një rëndësie strategjike jashtëzakonisht të madhe, e një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për kombin.
Gjeografia është forcë natyrale përcaktuese. Pozicioni më perëndimor ose briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, pra, Shqipëria si briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, e bën vendin tonë vendin gjeografikisht më strategjik të këtij rajoni. Dhe në qoftë se Shqipëria, briri më perëndimor i gadishullit, është vendi më strategjik.
Natyrisht kjo sepse ka distancën më të shkurtër për të kaluar në bregun tjetër të Adriatikut, për t'u lidh me perëndimin, për t'u lidh me rrugë ujore transport me Evropën, por dhe me botën. Si vend, për rrethana më komplekse, ne kemi patur problem madhor zhvillimin.
Një seri faktorësh në një farë mënyre apo në një tjetër kanë ndaluar kohërat, por s'i kanë ndaluar plotësisht ato. Porti i Durrësit, e thotë Milan Shufflay, i ngjet Iriqit, i cili në kohëra të mira zmadhohet, lëshon shtat. Kurse në kohëra të vështira thotë, ai rrudhet, zvogëlohet.
Por as Shufflay dhe asnjë historian nuk kishte parashikuar se porti i Durrësit një ditë mund të zhdukej. Dhe se portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni. Po e gllabëron korrupsioni.
Thashë më sipër, Shqipëria me pozicionin më strategjik në rajon. Por duhet të jemi realistë. Rruga e Kombit i dha, ia përforcoi Shqipërisë këtë dimension në mënyrë të pandryshueshme.
Rruga e Kombit bëri që brigjet tona, portet tona të jenë më të afërtat, porte për rajonin dhe Evropën qëndrore nga rajoni. Rruga e Kombit në trajektoren më të shkurtër është autostrada më fizibël që mund të ndërtohej, është korridori më fizibël dhe një të dytë nuk mund të ketë kaq fizibël për shkak të të distancës që që që shkurton.
Rruga e Kombit ishte e parashikuar dhe duhet të jemi realistë, se pa rrugës së Kombit, një trajektore ka qenë e parashikuar në fillim të shekullit që kaloi, si hekurudhë. Si hekurudhë. Austro-hungarezët parashikuan daljen në Durrës me hekurudhë, në Shkodër dhe në Durrës me hekurudhë.
Do të thosha se në vlerësimin e pozicionit strategjik të ujërave tona, në marrëveshjen e Ëashington-it midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në zyrën ovale, në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal.
Një port i thellë rajonal. Dhe kjo hekurudhë, autostradë dhe porti do të përbënin element themelor të proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal. Dhe integrimit rajonal. Këtyre proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal, ose kjo hekurudhë dhe porti bëheshin të domosdoshme dhe plotësisht të mundshme për faktin se pozicioni i Shqipërisë ishte i tillë, i konkurronte të gjitha hyrjet e tjera në rajon.

NDIQNI KONFERENCËN E PLOTË NË ORA NEWS: