"Pronë e trashëguar në Babrru kalon për fabrikë a*mësh"/ Tabaku: Familjes Dervishi i është marrë toka pa kompensim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë në Babrru ku është takuar me familjen Dervishi, të cilët pretendojnë se u është marrë toka e trashëguar prej brezash pa kompensim.
Sipas saj, kjo pronë është kaluar nga shteti për përdorim nga kompania KAYO për ndërtimin e një fabrike armësh, pa marrë miratimin dhe pa dëmshpërblim për pronarët.
Tabaku e ka cilësuar rastin si një shembull të trajtimit të padrejtë të pronës private dhe mungesës së transparencës në vendimmarrje, duke thënë se qytetarët shpesh mbeten të pambrojtur përballë shtetit.
Ajo ngriti shqetësimin se prona private nuk po respektohet dhe se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, duke e konsideruar këtë një problem serioz për shtetin e së drejtës.
Sipas saj, raste të tilla dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe bien ndesh me standardet që Shqipëria synon në procesin e integrimit europian.
Tabaku u shpreh se do të ndjekë çështjen e familjes Dervishi në rrugë institucionale dhe ligjore.

