Ambasadori amerikan i NATO-s dhe Ministri i Mbrojtjes në Kuçovë/ Plane për infrastrukturën e NATO-s dhe Korridorin VIII
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 17:17
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, kanë vizituar Bazën Ajrore të Kuçovës.
Gjatë vizitës, ata kanë diskutuar për rolin e Shqipërisë në strukturat e NATO-s dhe mundësinë që vendi të shndërrohet në një nyje logjistike të rëndësishme në rajon, sidomos përmes investimeve në Korridorin VIII.
Po ashtu, është folur edhe për forcimin e sigurisë rajonale dhe rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë brenda aleancës.
Baza e Kuçovës, e rinovuar me fonde të NATO-s, është vlerësuar si një nga projektet kryesore ushtarake në vend.
