FOTO-LAJMI/ PD sjell Karçanajn, Agasin dhe Beqirin në seancën plenare. Balliu: U bënë sheikë me paratë e qytetarëve

Opozita ka zgjedhur që në seancën e sotme plenare të vi në Kuvend me pankarta për shkak të dosjes së AKSHI-t. 

Në tavolina janë vendosur fotot e Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët akuzohen për korrupsion, rrëmbim dhe pabarazi në tendera.

Lidhur me këtë deputeti demokrat Klevis Balliu, teksa ka publikuar imazhet në rrjetet sociale, ka akuzuar ashpër institucionet shtetërore për korrupsion dhe dhunë ndaj qytetarëve protestues.

Balliu thekson se zyrtarët e AKSHI u “bënë sheikë me paratë e qytetarëve”, ndërsa i arreston ata që protestojnë kundër tyre.

Balliu akuzon gjithashtu policinë e Ergys Agasit që dhunon qytetarët që të mos flasin për vjedhjet dhe krimet e tyre.

Reagimi i plotë:

Ata që u bënë sheikë me paratë e qytetarëve.

Organizata kriminale e AKSH-it arreston qytetarët që protestojnë kundër tyre.

Policia e Ergys Agasit dhunon qytetarët që të mos flasin kundër vjedhjeve dhe krimeve të tyre.