VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (24 - 25 prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Europa Lindore dhe brigjet e Detit të Zi paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit ka mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë, me vranësira kalimtare në zonat malore. Temperaturat luhaten nga 1°C në 23°C, era fryn deri 35 km/h dhe dallgëzim 1 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Gadishulli Iberik dhe zonat alpine do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e Europës dominohet nga mot i qëndrueshëm me kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta në zonat malore dhe pa reshje. Temperaturat luhaten nga 3°C në 24°C, era fryn e lehtë dhe dallgezimi i qetë.