EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal që vidhnin banesa në Spanjë, arrestohet në Laç 26-vjeçari. Do ekstradohet

Një 26-vjeçar për të cilin Spanja ka lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar, është arrestuar në Laç.

Mateo Selala akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas autoriteteve spanjolle, më datat 14 dhe 15 mars 2025, ai ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Madridin për ekstradimin drejt Spanjës.