Thesari amerikan godet Iranin/ Sanksione të reja dhe ngrirje e 344 milionë dollarëve në kriptomonedha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 21:00

Thesari i SHBA ka bërë të ditur se po zgjeron operacionin e quajtur “Economic Fury” kundër Iranit, me masa të reja që synojnë kufizimin e burimeve financiare të Teheranit.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi se SHBA do të vijojë të dobësojë aftësinë e Iranit për të gjeneruar, lëvizur dhe transferuar fonde jashtë vendit.
Sipas tij, masa e re përfshin sanksionimin e disa portofolave të kriptomonedhave që kanë lidhje me Iranin, ku bëhet fjalë për ngrirjen e rreth 344 milionë dollarëve në asete digjitale.
Autoritetet amerikane thonë se synimi është goditja e rrjeteve financiare që, sipas tyre, përdoren nga Irani për të nxjerrë para jashtë vendit dhe për të mbështetur aktivitetet e tij ekonomike.
