Irani mohon dorëheqjen e Ghalibaf dhe përgënjeshtron bisedimet me SHBA në Pakistan
Zyra e shtypit e parlamentit iranian ka mohuar raportimet se Mohammad-Bagher Ghalibaf është tërhequr nga posti i kreut të ekipit negociator me SHBA dhe Izraelin.
Sipas saj, këto lajme nuk janë të sakta dhe nuk ka ndryshime në këtë drejtim.
Po ashtu, bëhet e ditur se nuk është planifikuar ende një raund i ri bisedimesh me palën amerikane.
Në një zhvillim tjetër, Irani ka hedhur poshtë zërat se do të marrë pjesë në bisedime me një delegacion amerikan këtë fundjavë.
Sipas agjencisë “Tasnim”, vizita e ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi në Islamabad nuk lidhet me negociata me SHBA, por me takime me ndërmjetës pakistanezë për çështje që lidhen me përfundimin e konfliktit.
Ndërkohë, media ndërkombëtare raporton se Araghchi pritet t’i dorëzojë SHBA një përgjigje me shkrim për një propozim marrëveshjeje paqeje.
Po ashtu, ai mund të zhvillojë edhe një takim me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, të cilët janë nisur drejt Pakistanit.

