KRIJONI MIRDITËN E MADHE! Propozimi për “Territorialen”: Të Bashkohet me Fushë-Arrëzin, Ulzën, Lurën e Vaun e Dejës

Zyrtarë të Mirditës dhe një grup intelektualësh të zonës kanë kërkuar që bashkia të ketë në territor dhe Fushë-Arrëzin, Ulzën, Lurën e Vaun e Dejës. Propozimi i është dorëzuar komisionit të reformës territoriale ku në dokument thuhet se janë bërë konsultime me banorët

Duke marrë shkas nga diskutimi për reformën territoriale, zyrtarë të Mirditës por dhe intelektualë propozojnë bashkimin me Fushë-Arrëzi, Ulzës, Lurës e Vaut të Dejës!

Si argument japin zhvillimet historike duke theksuar se ndarja u bë në vitin 1949 prej regjimit komunist e që kishte synim hakmarrjen ndaj qëndresës

Intelektuale të Mirditës shprehen se bashkimi rrit mundësinë për investime e për këtë kërkojnë që pushteti qëndror të kthejë sytë nga zona

Dom Gjergj Meta kishte gjithashtu një kërkesë për këtë çështje

Për apelimin e bashkimit në një bashki u organizuan takime me banorët dhe grupet e interesit. Pas kësaj propozimi do ti dorëzohet zyrtarisht komisionit të reformës territoriale