Hoxha: Shqipëria, roli i saj strategjik në marrdhëniet rajonale dhe angazhimi i saj ndaj Bashkimit Evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të Forumit Ekonomik të Deflit, mori pjesë këtë të hënë  në panelin “Nga përgjegjësia në përfitim: Si mund të shndërrohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE në një fitore gjeopolitike evropiane”.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha vuri theksin tek rëndësia e rolit të Shqipërisë, se ajo i sjell Bashkimit Evropian vlera kyçe, shpesh të nënvlerësuara, por me rëndësi strategjike. Ai vuri theksin tek tri pika kryesore qe Shqipëeria ka ndjekur si bosht udhezues  në bazë me kushtet evropiane dhe përmbushjen dhe tyre nga ajo.

Së pari, Hoxha u ndal tek parashikueshmëria dhe besueshmëria e Shqipëerisë  në qëndrimet e saj, të dëshmuara vazhdimisht përmes harmonizimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP), një linjëzim i provuar me veprime konkrete dhe jo vetëm me deklarata.

Së dyti ai theksoi  angazhimin e palëkundur i të gjithë vendit dhe shoqërisë shqiptare drejt orientimit evropian, si një zgjedhje strategjike e pakthyeshme dhe si bosht themelor i vizionit tonë kombëtar.

Së treti ministri u shpreh se një investim i qëndrueshëm në bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, do stabilizonte marrdhëniet dhe  mirëkuptim të ndërsjellë

Hoxha ndëer të tjera shtoi se Shqipëria ka qenë në vijën e parë të përpjekjeve për ta afruar Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në transformimin e perceptimit për rajonin: nga një hapësirë dikur e identifikuar me ndarje dhe paqëndrueshmëri, në një rajon gjithnjë e më shumë të njohur si pjesë integrale e Evropës Juglindore”.

Ministri theksoi se në këtë proces, Shqipëria krenohet që udhëheq me shembull dhe vizion.

Në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të rikonfirmojë rolin e tij në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme dhe të veprojë si një aktor gjeopolitik më i fortë, koherenca dhe besueshmëria nuk janë thjesht elemente teknike, por pika strategjike me vlerë të lartë politike, u shpreh në fjalën përmbyllëse Hoxha.