FOTO/ “Mbyllet” deti, hapet ajri! Nisin fluturimet ndërkombëtare në aeroportin iranian “Khomeini”
Irani pret të rifillojnë nesër fluturimet ndërkombëtare në aeroportin Imam Khomeini të Teheranit, një nga dy aeroportet kryesore të kryeqytetit iranian, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi rihapjen e aeroportit, së bashku me atë të aeroportit të dytë kryesor të Teheranit, [Mehrabad”, pas javësh mbylljeje për shkak të luftës midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan Rainews.it.
Sipas një njoftimi nga Aeroporti Imam Khomeini, fluturimet ndërkombëtare për në Stamboll (Turqi) dhe Muscat (Oman) priten të rifillojnë të shtunën e 25 prillit nga ky aeroport”, shtoi ndër të tjera ISNA.

Fluturimet ndërkombëtare kishin rifilluar tashmë të hënën, më 20 prill, nga Aeroporti i Mashhadit, në verilindje të vendit.
Udhëtimi ajror i pasagjerëve për në shtetin iranian ishte ndaluar në fillim të ofensivës izraelito-amerikane më 28 shkurt.
