SOFRA E TIRANËS ARBEN TAFAJ! “Shtëpia” ku brezat dhe tradita do të takohen së bashku

Sofra e Tiranës u shtrua sërish për të mbrojtur e trashëguar vlerat e traditën tiranase si vazhdimësi e misionit të Fondacionit Arben Tafaj. Synimi  është ky aktiviteti të shtrihet edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Sofra e Tiranës  Arben Tafaj u shtrua sërish!

Tironsit e jo vetëm u bënë bashkë për të festuar, shijuar, mbrojtur e trashëguar vlerat më të larta qytetare dhe traditën si vazhdimësi e misionit të Fondacionit Arben Tafaj

Një pikëtakim i rëndësishëm i kulturës, trashëgimisë dhe shpirtit tiranas.

Këngët e vallet ndezën atmosferën.

Artiola Toska që mban gjall traditën e këngës së shqipërisë së mesme dhe Sinan Hoxha po ashtu gardian I traditës së muzikës tiranase, ishin mes artistëve të përzgjedhur.

Merita Halili ishte surpriza e madhe e Sofrës Tiranase Arben Tafaj.

Nuk munguan as vlerësimet për ata që mbrojnë e përçojnë jo vetëm muzikën por edhe traditat tiranase, mes të cilëve edhe grupi Ëest Side Family.

Synimi I Fondacionit Arben Tafaj është që sofra e Tiranës të shtrohet edhe përtej kufijve të Shqipërisë

Ruajtja e mbrotja e traditës është mesazhi që përcjell.

Sofra e Tiranës Arben Tafaj  mbetet shtëpia ku brezat dhe tradita takohen.