“Tre tenorët spanjollë”, koncerti gala në skenën e TKOB

TKOB mikpriti koncertin “Tre tenorët spanjollë”, një event i cili i solli kryeqytetit tre zëra të njohur të muzikës operistike ndërkombëtare.

Koncerti i tre tenorëve Ignacio Encinas, Oscar Encinas dhe Albert Deprius, u dirigjua nga maestro Leonardo Quadrini. Tenorët spanjollë interpretuan pjesë të përzgjedhura të repertorit klasik dhe operistik.

Ata sollën ritmet e gjalla të Spanjës, ndërkohë që në skenë u ngjitën edhe tre artistë shqiptarë: sopranoja Ramona Tullumani, tenori Denis Skura dhe pianisti Ekland Hasa.

Koncerti, i organizuar nga producenti Edmond Tullumani u shoqërua nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, duke e bërë atë një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike të kësaj pranvere.