Opozita braktisi seancën, socialistët miratojnë pr/ligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit
Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit.
Opozita nuk ishte e pranishme gjatë votimin, pasi deputetët braktisën seancën pasi Niko Peleshi përjashtoi deputetin Luciano Boci nga salla.
Ky i fundit kritikoi projektligjin “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”, duke e cilësuar atë si një nismë që, sipas tij, “vjen era klientelizëm”.
Sipas tij ky projektligj ka një “fabul të thjeshtë”, që lidhet me mënyrën e hartimit të nismës dhe përfshirjen e aktorëve joqeveritarë në proces.
Teksa shprehte kritikat, Peleshi i kërkonte të lironte foltoren me argumetin se po shkelte rregulloren. Pas kundërshtive me Peleshin ky i fundit e përjashtoi nga seanca dhe pas tij, të gjithë deputetët e opozitës u larguan nga salla.
