SHQIPËRIA KËRKON FONDET E IPARD III! Pas dy vitesh bllokimi plotësohen dokumentet për financimin e bujqësisë nga BE

Dy vite pas bllokimeve të fondeve IPARD, Shqipëria ka aplikuar në BE për zhbllokimin e financimit të bujqësisë. Në të njëjtën kohë edhe SPAK është drejt përfundimit të hetimeve që nisën si pasojë e dyshimeve për shpërdorimin e parave të dhëna nga be për mbështetjen e bujqësisë

Shqipëria ka dorëzuar pranë bashkimit evropian dosjen me kërkesën për hapjen e fondeve të programit IPARD tre. Në deklaratën për mediet ministria e financave ka theksuar se dokumentacioni është realizar në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Në deklaratë shtohet se  çeljen e fondeve synohet të realizohet gjatë vitit 2026.

Tashmë KE do të analizojë dokumentacionet por edhe mund të kryejë verifikime të mundshme në terren brenda qershorit. Bëhet fjalë për një fond prej 146 milionë eurosh që do të shkojë në ndihmë për bujqësinë, pyjet përpunimet agrobujqësore, mjedisin etj

Ministria e financave shprehet optimiste për përfshirjen në skem pas dy vitesh bllokime për shkak të hetimeve të nisura nga BE me dyshimet se fondet janë dhënë te persona që kanë tjetërsuar qëllimin e deklaruar.

Made për këtë çështje dhe prokuroria e posaçme në shqipëri ka nisur hetimet që zgjasin prej vitit 2024. Burimet kanë bërë të ditur se SPAK është në përfundim të hetimeve ku janë thërritur biznesmenë dhe zyrtarë të ministrisë së bujqësisë.

Medje në datën 17 në prokurorinë e posaçme iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve dhe ish ministrja e bujqësisë Frida Krifca