Balliu takime me seksionet e PD: Asnjë hap pas, të vendosur dhe gati për betejën e radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 11:53
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me seksionet e PD në zonën e Tufinës.
Gjatë bashkëbisedimit, Balliu u shpreh se, demokratët nuk do të bëjnë asnjë hap pas.
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Dje në seksionet e Tufinës, krah demokratëve.
Asnjë hap pas.
Të vendosur dhe gati për betejën e radhës, për t’i dhënë përgjigjen e merituar dhunës terroriste ndaj qytetarëve që protestojnë kundër krimit, korrupsionit dhe, mbi të gjitha, varfërimit që po u imponohet çdo ditë.
