“Ndërhyrje kamik*ze dhe dh*në ndaj qytetarëve”/ Kuçana: Kur merret shpresa, protesta mbetet rruga e vetme
E ftuar në studion e Ora News, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike, Ilirjana Kuçana, foli për protestën e fundit dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.
Ajo e përshkroi ndërhyrjen si të ashpër dhe të papranueshme, duke e lidhur me reagimin e qytetarëve ndaj situatës ekonomike dhe sociale në vend.
“Kam parë një ndërhyrje që nuk i ngjan Policisë së Shtetit. Ka pasur dhunë dhe irritim ndaj qytetarëve, ndërkohë që ata protestojnë për keqqeverisje, korrupsion dhe për vështirësitë për të përballuar jetën e përditshme.”-tha ajo.
Kuçana renditi disa nga arsyet që, sipas saj, i nxjerrin qytetarët në protestë, vështirësitë ekonomike, largimi i të rinjve, mungesa e përgjigjes nga institucionet dhe problemet në sistemin shëndetësor.
“Kur qytetarëve u merret shpresa, protesta mbetet rruga e vetme. Ajo që ndodhi më 17 prill tregon frikë dhe panik te Edi Rama. Opozita nuk është tërhequr dhe do të vijojë me protesta.”-shtoi Kuçana.
Sipas saj, protesta e 17 prillit ishte një sinjal i pakënaqësisë së qytetarëve. Ajo bëri të ditur se opozita do të vijojë aksionin dhe se së shpejti pritet të shpallet një tjetër protestë.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

