PD ME STRATEGJI TË RE/ Berisha ofertë për koalicion: Bashkimi i frontit opozitar do ndryshojë sistemin zgjedhor

Së bashku me protestat, Partia Demokratike ka nisur edhe një strategji për koalicionin opozitar.

Për mediat, të premten, Sali Berisha u shpreh se do të bëjë gjithçka për të bashkuar frontin opozitar.

Një nga pikat kryesore duket të jetë formula e paraqitjes së kandidatëve në listë.

Megjithatë, ai shtoi se çdo forcë politike duhet të japë kontributin e saj në këtë koalicion.

Në konferencën për mediat këtë të martë, Berisha doli me kritika ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama në Samitin Global për Demokracinë, i organizuar në Barcelona.

Pavarësisht diskutimeve dhe denoncimeve, Partia Demokratike nuk do të ndalë protestat. Ish-kryeministri u shpreh se tubimi i radhës, që pritet të zhvillohet poshtë zyrës së Ramës, do të njoftohet shumë shpejt.