Hoxha: Kam gjetur në listën e anëtarësisë anëtarë të "bandës 5D" të Veliajt, të cilët vite më përpara kishin qenë me PD-në
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, anëtari i Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha deklaroi se forca që ai përfaqëson këmbëngul se zgjidhja e vetme për krizën politike në vend është largimi i qeverisë aktuale dhe hapja e rrugës për krijimin e një qeverie teknike.
Hoxha argumentoi se çdo proces zgjedhor do të kishte një rezultat të paracaktuar, ndaj sipas tij është e pashmangshme ndërhyrja në Kodin Zgjedhor dhe marrja parasysh e propozimeve të opozitës mbi reformën.
Nga ana tjetër, përveç betejës në tryezën politike, Hoxha e shikon zgjidhjen edhe tek protestat e fuqisahme dhe të vazhdueshme si mjet presioni për rrëzimin e qeverisë aktuale, të cilën ai e cilëson si "narko-regjim".
Lidhur me zgjdhjet në degët e PD-së, Hoxha thyeksoi se nuk ka vend për përjashtime, port ha ai, bëhet fjalë për rifreskime, por ai shtoi gjatë verifikimeve janë gjetur anëtarë demokratë që janë pjesë e "Bandës 5D" të lidhur me Bashkinë e Tiranës.
"Kam gjetur në listën e anëtarësisë anëtarë të bandës 5D të Erjon Veliaj, të cilët vite më përpara kishin qenë me Partinë Demokratike", tha ai.
Ky proces, sipas tij, synon krijimin e një liste anëtarësie serioze, në përputhje me statutin dhe vullnetin e demokratëve.
PJESE NGA BISEDA NE STUDIO
Lisandër Hoxha: Unë kam qenë kandidat te njësia katër këtu në Tiranë, ku ndodhet dhe televizioni juaj. Kam gjetur në listën e anëtarësisë anëtarë të bandës 5D të Erjon Veliaj, të cilët vite më përpara kishin qenë me Partinë Demokratike.
Ai nuk mund të jetë më anëtar i Partisë Demokratike. Nuk quhet përjashtim ky. Kjo quhet korrektësi në aspekt me vetveten, sepse të qënurit anëtar nuk je thjesht një simpatizant i kësaj force, por je njeri që ke marrë përsipër të përfaqësosh të tjerët, je njeri që ke marrë përsipër të bësh aksionin politik të kësaj force dhe në këtë kontekst, kjo është një punë e mirë, e cila duhet bërë në zbatim të ligjit për partitë politike, se s'mund të ketë dyert e shtrigash aty, dhe sigurisht duke respektuar statutin dhe vullnetin e demokratëve për të pasur një listë serioze.
Kur flisni me nota pozitive sa i përket ndryshimit, i referoheni zgjedhjeve vendore të cilat po afrojnë, apo do duhet të presim ndoshta dhe zgjedhjet e përgjithshme?
Lisandër Hoxha: Unë mendoj që interesi parësor sot i Shqipërisë janë, është qeveria teknike. Unë mendoj që çfarëdo lloj zgjedhjesh të bëjmë me këtë statu quo, me këtë gjendje ku është Shqipëria, rezultati dihet, do dali ai zotëria në Kuç, do të shkruajë atë numrin te ajo kafja që pi, dhe unë mendoj që nëse nuk zgjidhet ky ngërç antidemokratik, anti-evropian, i cili po bëhet pengesë për integrimin, ndërkohë që Mali i Zi, Malit të Zi ju hap drita jeshile për të qenë anëtar në fund të 2028-ës, më vjen keq po ky vend nuk po shkon në drejtimin e duhur.
Edhe dalja nga sistemi nuk është një gjë e mirë, pavarësisht se je në një narko-regjim, i cili kontrollon procesin zgjedhor, kontrollon të gjitha elementët e shtetit. Dalja nga sistemi nuk është një gjë e mirë. E provoi Partia Demokratike daljen nga sistemi dhe unë mendoj që lufta më e mirë bëhet brenda sistemit. A ka shanse që të ndodhë qeveria teknike? Ka. Kushtet janë më të mira sot.
Ka sinjale?
Lisandër Hoxha: Ka sinjale. Kushtet janë më të mira sot se në vitin 2017, kur u bë ajo qeveria me Ramën kryeministër, që nuk është teknike, thjesht PD-ja dërgoi disa ministra dhe ishte gabim. Sot janë shanset reale që përmes mbështetjes ndërkombëtare, përmes ndihmës dhe mbështetjes ndaj sistemit të drejtësisë, i cili tashmë u kthye target për Edi Ramën për të mbrojtur veten, Ballukun dhe lidhjet e veta korruptive, Shqipëria mund të shkojë drejt kësaj. Çfarë duhet të ndodhë më shumë në një vend që qeveria të bjerë? Imagjinoni në Itali nëse zëvendëskryeministri Tajani do të përballej me një skandal si zonja Balluku, a do binte qeveria në Itali? Patjetër. Imagjinoni në Francë, Gjermani, në Holandë, ku di unë, në çdo vend të Bashkimit Evropian, në Kroaci ore. E pse këtu bë kaq çudi që të bjerë ky? Çfarë ka bërë ky? Vezën e kuqe? Do bjerë ky. Të jeni të sigurtë për këtë. Do bjerë ky. Qytetarëve shqiptarë, apel: e doni, nuk e doni platformën e së djathtës, kjo është një tjetër çështje. Mbështesni Partinë Demokratike në protesta qytetare dhe paqësore.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LISANDËR HOXHËN

