ZBULOHEN FIJET/ Si lidhet Jet Bank me Erion Veliajn dhe dosjen “5D” (FOTO)
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar një debat të gjerë publik. Duke nisur që nga fushata agresive që kjo bankë ka bërë e deri te denoncimet ndaj saj.
Një nga denoncuesit ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili theksonte se shtetasi Oliver Hemmer, drejtor i kompanisë pronare me 71% të aksioneve të Jet Bank, rezulton i përfshirë në skema mashtrimi.
CNA, në një shkrim të publikuar më herët, ka bërë me dije se ka mundur të konfirmojë lidhjet e Jet Bank me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe njerëzit e tij.
Me lidhje direkte dhe indirekte, me kryebashkiakun e arrestuar, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për pesë vepra të rënda penale.
Konkretisht njerëzit e propagandës së Jet Bank janë të lidhur me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës.
Si lidhet institucioni bankar Jet Bank me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt?
Drejtuesi i PR në Jet Bank është Bekim Shehu. Në një kërkim të thjeshtë në profilin e tij në Linkedln, rezulton se Shehu ka qenë pjesë e kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliajt, e cila është nën hetim nga SPAK-u.
I specializuar për strategji komunikimi, Bekim Shehu ka punuar në kompaninë “Gogel” për një periudhë gati 6-vjeçare, duke nisur nga shkurti 2020 deri në dhjetor të vitit 2025.
Ndërsa tani drejton fushatën agresive të marketingut të Jet Bank, institucionit që ka aq shumë paqartësi për funksionimin dhe personat që e drejtojnë.



Zoti Bekim Shehu mund të jetë shumë i aftë në pozicionin dhe profesionin e tij. Dyshimet ngrihen ndaj kompanisë ku ai aktualisht punon dhe faktit që dikur ka punuar në një kompani, e cila ndodhet nën hetim.
CNA do t’i publikojë në vazhdim lidhjet me Jet Bank./ CNA

