“1200 lekë taksa për çdo 2000 lekë naftë”/ Xhixho kritikon rrëzimin e ligjit për uljen e çmimeve: 60% e kostos janë taksa

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku u rrëzua projektligji i propozuar nga kjo forcë politike për uljen e çmimit të naftës.

Sipas saj, projektligji nuk mori mbështetjen e shumicës dhe u rrëzua me votë në komision.

Në reagimin e saj, Xhixho solli në vëmendje nivelin e lartë të çmimit të karburanteve në vend, duke e lidhur këtë me peshën e taksave.

Ajo përmendi se një pjesë e madhe e çmimit të naftës përbëhet nga taksat.

Po ashtu, ajo ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve bazë, duke e cilësuar situatën si të vështirë për qytetarët.

Sipas saj, nevojiten masa konkrete për të përballuar kostot e jetesës, ndërsa kritikoi mungesën e ndërhyrjes për uljen e çmimeve.

POSTIMI I DEPUTETES ERISA XHIXHO: