Avokatët e Ilir Metës kërkesë për herë të dytë në GJKKO: Mos të mbahet në kafaz gjatë seancave
Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta ka ngritur shqetësime për mënyrën se si ai po trajtohet gjatë procesit gjyqësor.
Sipas avokatit Kujtim Cakrani, kushtet në të cilat po zhvillohen seancat cenojnë të drejtat themelore të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Kushtetuta e Shqipërisë, përfshirë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
Mbrojtja kërkon që Meta të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë gjithë seancave, me argumentin se vetëm në këtë mënyrë garantohet një gjykim i drejtë dhe barazi mes palëve.
Sipas tyre, vendosja e të pandehurit në një hapësirë të ndarë gjatë gjykimit pengon komunikimin me mbrojtjen dhe cenon konfidencialitetin, duke e bërë të vështirë bashkëpunimin gjatë procesit.
Meta kërkesë për herë të dytë në GJKKO: Mos më mbani në kafaz gjatë seancave. Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata në vijim, ndërsa mbrojtja këmbëngul për ndryshimin e kushteve në të cilat zhvillohet gjykimi.

