(EMRAT) KRIS A*MA NË MEMALIAJ/ Të shtënat i marrin jetën "Supes", ZBULOHET autori i vr*sjes së 30-vjeçarit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Memaliaj, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Endri Goxhaj. Ai dyshohet se u qëllua gjatë një përplasjeje me një tjetër person rreth 30 vjeç.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar është Donald Nela, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët. Forcat e policisë kanë rrethuar vendin dhe po punojnë për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri tani nuk ka informacion të qartë për motivin e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.